Totti s’meriton respekt

I gjithë tabori i Lazios është i mllefosur dhe ndihet i indinjuar me sjelljet e kapitenit të Romës, Francesco Totti, pas derbit të kampionatit italian që u zhvillua të dielën mbrëma, e ku fituan Giallorossët me rezultat 2:1.
Në fakt, mesfushori italian, me të përfunduar ndeshja, zbriste dy duart e tij teposhtë, me të cilin gjest dëshironte të thoshte se Lazios do të bie në Serie B italiane. Në këtë temë ka hyrë edhe drejtori sportiv i klubit Biancocelesti, Igli Tare.
“Nervozizmi në fund të ndeshjes mund të kuptohet. Por, gjesti i Tottit është i pamatur. Një person që bën reagime të tilla nuk meriton respekt, nuk ia vlen të komentohet. Është një gjë që nuk është dashur të ndodhte. Roma ka fituar ndeshjen, por nevojitet respekt për kundërshtarin”, u shpreh ish futbollisti i Lazios pas lojës, në mikrofonin e televizionit italian Sky Sport 24.
Më pas, Tare e ka analizuar edhe rrjedhën e lojës. Kjo humbje, pa dyshim ia prish hesapet ekipit lazial, në luftën për mbijetesë. “Ky derbi është mjaft i ndjeshëm dhe më vjen keq shumë që, pas një paraqitje të tillë, të mbetemi duarthatë. Tek ne ekziston një zhgënjim i madh sepse meritonim më shumë. Nëse do ta transformonim penalltinë në gol, për rezultatin 2:0, do të ishte një ndeshje tjetër”, tha ai.
“Dy raste na kushtuan shumë. Megjithatë, tash duhet të shikojmë përpara dhe e rëndësishme është që të mbetemi të qetë dhe t’i grumbullojmë pikët që na mungojnë për mbijetesë. Edhe në këtë ndeshje demonstruam se Lazio është ende gjallë”, tha në fund Tare, i cili mund të largohet nga ky post në fund të këtij sezoni.