Privatizim i keq
Në forumin për privatizimin, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, është prezantuar një studim rreth privatizimit, me 28 ndërmarrje të anketuara nga sektorë të ndryshëm.
Sipas këtij studimi, mbi 95 për qind e të anketuarve janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si drejtohen ndërmarrjet publike, rreth gjysma e tyre janë shprehur se përfshirja e pronësisë private në ndërmarrjet publike do të rriste efikasitetin e tyre, dhe po aq kanë thënë se privatizimi do të ndikonte në uljen e nivelit të korrupsionit. Në anën tjetër, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kanë përkrahur privatizimin sa me të shpejtë të ndërmarrjeve publike në Kosovë. Sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë mund të rritet efikasiteti i tyre, të zvogëlohet niveli i korrupsionit dhe ato të ndikojnë në rritjen ekonomike.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Lekë Musa, tha se deri tani është debatuar kryesisht për përfitimet financiare që rrjedhin nga privatizimi, por, fare pak për efektet e këtij procesi në rrjedhat ekonomike.
“Procesi i privatizimit, efektin më të rëndësishëm do ta ketë se, bën transformimin e aseteve publike në duar të sektorit privat dhe me këtë, efekti më i rëndësishëm është se rritet efikasiteti, resurset ekonomike barten në ato drejtime ekonomike ku shfrytëzohen më me efikasitet, pastaj, hapësira për korrupsion zvogëlohet dukshëm, për arsye se kemi një involvim më të ulët të sektorit publik”, shprehet Musa.
Daglas Tod, këshilltar ekonomik i USAID-it, tha se Kosova aktualisht përballet me shkallë të ulët të rritjes ekonomike dhe papunësi të lartë. Ai e përkrahu në tërësi privatizimin e ndërmarrjeve publike, veçmas të Postë-Telekomunikacion dhe në Energjetikë.