Baton Haxhiu: Rama do bëhet kryeministër, Meta do bëhet kryetar Kuvendi
Publicisti Baton Haxhiu, i cili njihet me afërsinë që ka me liderët politikë të së majtës në Shqipëri, ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare, kryeministër i ri i Shqipërisë do të jetë Edi Rama, ndërsa Ilir Meta do të marrë postin e kryetarit të Kuvendit.
Është përfolur se Ilir Meta mund ta kërkojë postin e kryeministrit, por sipas Haxhiut, ish- kryebashkiaku i Tiranës do të udhëheqë qeverinë shqiptare.
Rezultati i zgjedhjeve tashmë dihet. E majta ka fituar bindshëm. Edi Rama do të jetë kryeministër, ndërsa Ilir Meta, kryetar i Kuvendit, ka thënë Haxhiu në emisionin InfoMagazine.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri ende nuk janë shpallur, por nga numërimi i deritanishëm vërehet epërsia e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Rama dhe Meta./EXPRESS