E Diel, 1 Nëntor 2026

Baton-Mek Laren, gati firma pas pak ditësh?

Sipas një zëdhënësi të skuderisë angleze, kampioni i botës në fuqi shkoi në Uoking vetëm për një vizitë fare të shkurtër. Megjithatë, fakti që së bashku me të ishte edhe menaxheri dhe se të dy u takuan me menaxherin e përgjithshëm të Mek Larenit, Martin Uitmarsh, të bën të mendosh se qëllimet e kësaj vizite nuk ishin kaq të thjeshta.

Skuderia aktuale, Braun GP, nuk arrin t’i plotësojë dot të gjitha kërkesat ekonomike të Batonit dhe menaxheri Riçard Godard deklaroi se klienti i tij dëshiron një makinë me të cilën mund të luftojë për titull edhe sezonin e kaluar.

Mek Lareni, ndryshe nga Braun GP, nuk ka probleme financiare, prandaj skuderia “super britanike” (Hamilton-Baton-Mek Laren), me shumë mundësi do të bëhet realitet. Sipas atyre që shkruan shtypi britanik, firma mes palëve mund të vijë javën tjetër.  Nëse akordi nuk nuk arrihet, atëherë skuderia britanuke mund të hyjë në kontakte me Kimi Raikonen dhe Nik Heidfeld.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›