E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baton ne triatlon

Triatloni është një garë krejt e veçantë dhe tepër e vështirë. Një kombinim i notit, çiklizmit dhe vrapit, ajo kërkon përgatitje të shumëanshme, por kjo nuk e pengoi Xhenson Batonin, pilotin e Meklaren Mercedesit, që ta kryente nga fillimi deri në fund.

Anglezi, ish-kampion i botës në Formula 1, e provoi triatlonin në ishujt e Hauait, në mes të Oqeanit Paqësor duke notuar për 1.5 kilometra, pastaj duke i dhënë biçikletës për 40 kilometra për të përfunduar garën me 10 kilometra vrapim.

Batonit iu deshën 2 orë që ta përfundonte këtë sfidë, ndërsa ai vendosi të bënte një ndryshim, qoftë edhe thjesht për pasion, në karrierën e tij shumë të mirë prej piloti në kampionatin botëror të shpejtësisë.

Baton përfitoi nga pushimi 3-javor deri në garën e ardhshme, atë të Çmimit të Madh të Kinës më 14 prill, ndërsa u shpreh pas triatlonit se “ishte së pari një kënaqësi e madhe që isha këtu, e provova edhe vjet këtë garë, një sfidë e vështirë dhe jo e zakonshme për mua, por është një përvojë shumë e bukur”.

Tashmë, Baton, do të rikthehet tek makina e tij, Meklaren Mercedes, për të qenë fitues në garën e Shangait.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›