Bah goditet nga fati i keq

Mesfushori i Augsburgut, Dawda Bah ka përfunduar sezonin pas 13 minutave të kaluara në fushë, pasi duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në gjurin e majtë.
E përditshmja gjermane Augsburger Allgemeine ka njoftuar të hënën se 28 vjeçari duhet të operohet për të stabilizuar gjurin e tij, pas dëmtimit që pësoi në stërvitje në shtator të vitit të kaluar pak pas ardhjes nga HJK Helsinki.
Paraqitja e vetme e tij në Bundesligë këtë sezon zgjati vetëm 13 minuta, kur ai u inkuadrua nga pankina në humbjen 4-1 nga Bayer Leverkusen para se të pësonte lëndim në stërvitje.