E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stramaccioni ka sjellë entuziazëm

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka thënë se entuziazmi i trajnerit të ri Andrea Stramaccioni i ndihmoi ekipit në fitoren 5-4 ndaj Genoas të dielën.

Stramaccioni në ndeshjen e tij të parë pas emërimit për pasardhës të Claudio Ranierit, mori pikë të plota në përballje me Genoan. Sipas Zanettit, strategu i ri është meritor për fitoren e ekipit.

“Ne punuam shumë gjatë javës dhe trajneri ka sjellë entuziazëm dhe treguam gatishmëri të rinisjes”, deklaroi Zanetti për Inter Channel. Nerazzurrët gjenden në pozitën e shtatë me 44 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›