Shtohen te rinjte e papune ne Europe

Kështu sipas, Eurostat papunësia në BE dhe në Eurozonë, në nivel të përgjithshëm ka pësuar një rritje të lehtë me 0,1% në muajin shkurt, respektivisht në 10,2% dhe 10,8%, kundrejt 10,1 e 10,7% në muajin janar. Duket se punësimi i të rinjëvë nuk ka gjetur ende zgjidhje, përkundrazi në tre muajt e fundit numri i grupmoshës nën 25 vjec në vendet si Spanja, Sllovakia, Italia, Portugalia dhe Irlanda ka vijuar të rritet dhe kjo pavarësisht dërgimit të grupit të ekspertëve të këto vende nga vet presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.
Nga të dhënat e Eurostat Spanja vijon të ketë shifrën më të lartë të të papunëve tek të rinjtë duke i kaluar të 50%, ndërkohë që në i ri në tre në Portugali nuk ka një vend pune, dhe norma e papunësisë ka arritur në 35,4%, në Sllovaki papaunësia ka shkuar në muajin shkurt në 34,2%, Bullgaria në 32,2% dhe Irlanda në 31,6% dhe Itali në 31%. Në statistikat e muajit shkurt nuk janë përfshirë të dhënat mbi papunësinë për Letoninë dhe Greqinë si dhe nga ato ku është vendosur pjesëmarrja e grupit të ekspertëve të KE për të gjetur një zgjidhje të problemit.