Baton triumfon edhe në Turqi. Fitorja e gjashtë e britanikut
Xhenson Baton me BraunGp fiton Çmimin e Madh të Turqisë, garën e shtatë të kalendarit, e zhvilluar në Stamboll. Në këtë mënyrë, britaniku vazhdon të dominojë i pashqetësuar në Formula 1, duke regjistruar fitoren e gjashtë sezonale dhe duket gjithmonë e më i sigurt drejt titullit për pilotë. 29-vjeçari vazhdon të paraqitet në nivele të shkëlqyera, nuk gabon asnjëherë dhe përfiton nga ecuria perfekte e skuderisë së drejtuar nga Ros Braun, i cili drejton një "orkestër" ku të gjithë janë në sintoni dhe bën gjithmonë zgjedhjet e duhura. Vetëm Rubens Barrikelo duket se është "hallka e dobët", pasi braziliani nuk ka arritur për asnjë moment t‘i largohet rolit të pilotit të dytë. Baton kaloi në finish përpara dy makinave, Red Bull-Renault, ku australiani Mark Veber e mbylli garën i dyti me 6"7 sekonda diferencë, ndërsa Sebastian Fetel u klasifikua i treti. Shkalla më e ulët në podium nuk është një rezultat që i shkon për shtat gjermanit. Në fakt, Fetel u nis nga "pole position", por vetëm pas disa xhirove ai i "dorëzoi" Batonit kryesimin e garës, për shkak të një gabimi. E gabuar ishte edhe strategjia me tre "pit-stop", e cila bëri që të humbiste edhe vendin e dytë: nga kjo zgjedhje përfitoi shoku i tij i skuadrës, Veber.
Në vendin e katërt u rendit Jarno Truli me Tojota, ndërsa pas tij ishte piloti i Uilliams, Niko Rosberg. Ferrari i vetëm që u klasifikua në zonën e pikëve drejtohej nga braziliani Felipe Masa. Me afro 40 sekonda distancë nga vendi i parë, "kokëkuqja" vazhdon të mos paraqitet në lartësinë e duhur. Paraqitje e dobët për Kimi Raikonen: finlandezi nuk arriti më shumë se vendi i nëntë, duke e mbyllur garën përpara spanjollit të Renosë, Fernando Alonso. Por, më dobët se Ferrari janë paraqitur dy makinat MekLaren-Mercedes. Luis Hemilton, kampioni i botës në fuqi, u rendit i 13-i, një minutë e 20 sekonda mbrapa fituesit, ndërsa Heiki Kovalainen ishte i 14-i, me një xhiro më pak. Baton kryeson Botërorin për pilotë, në kuotën e 61 pikëve, 26 më shumë se shoku i skuadrës, Rubens Barrikelo, që në Turqi nuk e përfundoi garën. Në start braziliani pati probleme me freksionin, ndërsa kur u rifut në garë dhe po mundohej të fitonte disa vende, ai u përplas dy herë me Kovalainen dhe Sutil. Me fitoren në Kinë, Fetel është piloti i vetëm që gjatë këtij sezoni ka arritur të prishë dominimin e Baton. Gjermani është ngjitur në kuotën e 29 pikëve, -6 nga Barrikelo dhe -32 nga Baton. Veber është i katërti, me 27.5 pikë, i ndjekur nga Truli me 19.5. BraunGp dominon edhe në klasifikimin për konstruktorë, me 96 pikë. Ndjekësja më e afërt është Red Bull, që ndodhet në kuotën e 56.5 pikëve.
KLASIFIKIMI
Për pilotë
1. Xh. Baton 61
2. R. Barrikelo 35
3. S. Fetel 29
4. M. Veber 27.5
5. J. Truli 19.5
6. T. Glok 13
7. N. Rosberg 11.5
8. F. Alonso 11
9. F. Masa 11
10. L. Hemilton 9
11. K. Raikonen 9
Për konstruktorë
1. BraunGP 96
2. Red Bull 56.5
3. Tojota 32.5
4. Ferrari 20
5. MekLaren 13
6. Uilliams 11.5
7. Renault 11
8. BMV Sauber 8
9. Toro Roso 5
10. Fors India 0