Serbia, në rolin e "makinës zjarrfikëse"?
Ǒështë e vërteta, diplomacisë serbe nuk i duhet ngrënë haku, edhe pse kundër rrjedhës logjike të gjërave po mundohet me kokëfortësi, me të gjitha forcat, që të pengojë aty ku mundet në botën e jashtme, njohjen e shtetit të ri të Kosovës. E për ta bërë këtë, kapërcen male, dete, madje edhe oqeane, për të qenë aty ku sheh nga larg "tym", pra si pasojë edhe "zjarr". Pra, shkon në ato zona ku ajo mendon se mund të ketë njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Duket sikur ajo ka marrë përsipër rolin e makinës zjarrfikëse, veçse, ndryshe nga ato të vërtetat që shkojnë për ta shuar zjarrin kur i thërrasin, Serbia shkon vetë atje ku nuhat se mund të shpërthejë zjarri! Por vështirësia konsiston te fakti se "zjarret" këto kohët e fundit po shtohen, se janë të paktën 10 shtete vetëm në zonën e Amerikës Qendrore e të Amerikës Latine, siç kanë paralajmëruar ata vetë, që janë gati ta njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës. "Makina zjarrfikëse" e Jeremiçit do ta ketë pak të vështirë të shkojë gjithandej, pra të shuajë disa zjarre në të njëjtën kohë.
Kështu, pa u shuar mirë jehona e mbledhjes së Organizatës së Konferencës Islamike në Damask të Sirisë (ku u miratua një rezolutë, me nismën e shtetit më të fuqishëm të Lindjes së Mesme, Arabisë Saudite, që i hapte rrugë njohjes së mëtejshme individuale të pavarësisë së Kosovës nga ana e vendeve anëtare të kësaj organizate), ekipi i "zjarrfikësve", me në krye vetë ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, u gjend përtej oqeanit Atlantik, në kryeqytetin e Hondurasit, Tegusigalpa, ku ditët e fundit u mbajt konferenca ministrore e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS). Sikurse bën të ditur media serbe, Ministria e Jashtme e Serbisë kishte informacione nga "terreni" se gjatë kësaj konference mund të kishte njohje masive të Kosovës nga vendet-pjesëmarrëse në këtë konferencë, pas "presionit të madh të ushtruar mbi to nga SHBA dhe Britania e Madhe". E kështu Jeremiçi, në krye të një delegacioni serb, shkoi në kryeqytetin honduras, ku, veç pjesëmarrjes në këtë konferencë, zhvilloi takime me delegacionet e më shumë se 20 vendeve pjesëmarrëse në konferencën e OAS-it. "Në takimet që zhvilluam, na u konfirmua se presioni mbi vendet e Amerikës Qendrore dhe të asaj Latine nuk është ulur aspak dhe se ekzistonte rreziku i madh që ai të kulmonte në Honduras me një valë të re njohjesh të Kosovës, por, sidoqoftë, pavarësisht nga presioni, raporti i forcave mbetet në favor të Serbisë", vuri në dukje shefi i diplomacisë serbe, Jeremiç, i cituar nga media serbe. Megjithatë, Jeremiçi e pranoi se, mesa kishte dijeni ai, njohjet individuale të Kosovës do të vazhdojnë më tej edhe në zonën amerikano-qendrore dhe amerikano-latine.
Sipas medias serbe, "suksesi", kështu, të paktën e quan ajo veprimtarinë e delegacionit ministror serb në Honduras, u ndihmua sidomos nga Argjentina, Brazili dhe Venezuela, por edhe nga Spanja, ndikimi i së cilës, sipas saj (medias serbe), është ende i madh në Amerikën Qendrore dhe atë Latine. "Por, megjithatë, edhe pse gjatë kohës së konferencës së OAS-it asnjë shtet pjesëmarrës nuk e njohu Kosovën, ka të ngjarë që këtë ta bëjnë rreth 10 vende të kësaj zone gjatë muajve të ardhshëm", vinte në dukje ditët e fundit media serbe, duke iu referuar deklaratës së shefit të diplomacisë serbe.
Midis shteteve të mësipërme që pritet ta njohin së afërmi Kosovën, sipas medias së huaj që u referohet burimeve qeveritare brenda vetë këtyre shteteve, përmenden Kili, Guatemala, Meksika, Hondurasi, Republika Dominikane, Salvadori, Xhamajka, Sent Vinsent etj.
Media serbe, gjithashtu, duke iu referuar burimeve brenda delegacionit të Ministrisë së Jashtme serbe që mori pjesë në konferencën e OAS-it, vinte në dukje se delegacioni i SHBA-së mori pjesë në konferencën ministrore në Honduras në nivel të lartë, me në krye Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, por se, veç një përshëndetjeje kortezie, delegacioni serb nuk komunikoi me delegacionin amerikan. Dhe arsyeja kuptohet: "Të dyja palët e dinin se përse kishin shkuar atje". Media serbe, ndërkohë, vinte në dukje, në mënyrë të veçantë, pjesëmarrjen në delegacionin e Departamentit Amerikan të Shtetit në konferencën ministrore në Honduras të senatorit Eliot Engel, si pjesëtar i lartë i delegacionit, duke e quajtur atë "lobistin më aktiv pro-shqiptar" në Senatin amerikan.
Sido që të jetë, makina "zjarrfikëse" e Serbisë po bëhet gati të marrë rrugën për në destinacione të tjera, që të shuajë "zjarre" të reja; së shpejti do të zhvillohet një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork dhe samiti i Unionit Afrikan në Libi, ku çështja e Kosovës pritet të jetë një nga pikat e rendit të ditës.