Gjysmësegmenti i një rruge dhe premtimi i (pa)mbajtur
Këtë vit, çelja e sezonit turistik përkoi me çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Mendjet e qeveritarëve dhe politikanëve tanë janë pushtuar nga ethet elektorale: asnjë fjalë për këtë sezon, përjashtuar ndonjë nismë qytetare nga vullnetarë ambientalistë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve, të cilët, përveç dëshirës e shprehjes së qytetarisë së tyre, vështirë se mund të ndryshojnë gjë në cilësinë e këtij shërbimi jetik për ekonominë e vendit. Edhe reklama turistike e Pangos, me gjithë shpenzimet e kripura, është tretur në tersin që e shoqëroi atë me "historinë e mbërtheckave".
Siguria e jetës së qytetarëve vendas e të huaj është e kërcënuar nga ngjarje të pafundme vrasjesh dhe aksidentesh, me pasojë dhjetëra e qindra gjymtime e humbje jete njerëzish, të cilat, për shkak të ngarkesave politike të sezonit, kalojnë në vëmendje periferike të publikut. Ndërkohë, fushata qeveritare vazhdon të trumbetojë arritjet e mbajtjes e tejkalimit spektakolar të premtimeve në këtë mandat katërvjeçar.
Kjo situatë shifrash e grafikësh për mijëra kilometra rrugë, shkolla e ujësjellësa disa të përfunduara, disa projekte e disa të sapofilluara, më solli ndërmend një mikun tim të vjetër, të cilin dikur, kur e pyesnin se sa fëmijë kishte, u përgjigjej: Kam katër dhe dy në mendje, bëjnë gjashtë.
Për t‘i treguar publikut dhe zgjedhësve shqiptarë zellin dhe dëshirën e madhe për ecurinë e vendit nën moton "Shqipëria po ndryshon", qeveritarët edhe në muajt e fundit kanë nxituar të presin shirita fillimi - e theksoj - fillimi punimesh në akse të ndryshme rrugore, që më pas shtohen në sms-të kryeministrore si kilometra rrugë të reja të ndërtuara nga qeveria, e cila u dashka të meritojë kështu një mandat të dytë për t‘i mundësuar Kryeministrit në detyrë prerjen e vërtetë të shiritave të inaugurimit.
Rasti më i spikatur është ceremonia e "inaugurimit" para disa ditësh të njërit prej tuneleve (pasi tuneli tjetër do të mund të çahet ndoshta në muajin shtator), të rrugës patriotike Rrëshen-Kalimash 60.4 km, të cilën, sa herë që përmenden shifrat marramendëse përtej një miliard eurosh të harxhuara vetëm në këtë segment, nuk e kuptoj pse e cilësojnë si rruga Durrës-Kukës. Ndoshta abuzimit me frymën "patriotike" i bashkëngjitet dhe cinizmi për t‘i konsideruar shqiptarët si "të leshtë".
Në një ceremoni, aspak dinjitoze për madhështinë e kësaj vepre, (natyrisht kur të përfundojë plotësisht) në një tunel të errët me pluhur e baltë për shkak të punimeve të pambaruara, Kryeministri ynë, në prani të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe Kryetares së Kuvendit, me një grup deputetësh demokratë, rrëzoi në mënyrë simbolike murin që mbante "ndarë" Shqipërinë nga Kosova. Pamja në televizion nuk e di pse më kujtoi ish-kryeministrin e diktaturës në majë të traktorit të parë shqiptar. Nuk besoj të ketë njeri në Shqipëri e Kosovë të mos ketë të freskët në kujtesë shembjen e murit të ndarjes mes Shqipërisë e Kosovës në vitin 1999, kur SHBA, aleatët e NATO-s dhe forcat e UÇK-së, që luftonin në mbrojtje të familjeve e vendit të tyre, larguan përgjithmonë trupat serbe nga Kosova, duke realizuar ëndrrën shekullore të lirisë, të kurorëzuar me pavarësinë e Kosovës vitin që shkoi.
Spikati në këtë ceremoni "privatizimi" jo vetëm i gjysmëveprës, por dhe i ceremonisë nga Kryeministri dhe Partia Demokratike, a thua se kjo rrugë, njësoj si në kohën e diktaturës, është dhuratë e partisë dhe e udhëheqësit të saj për popullin shqiptar në të dyja anët e kufirit dhe jo produkt i djersës e kontributit të gjithë shoqërisë shqiptare.
Mesazhi më i keq që Kryeministri u përcolli shqiptarëve nga kjo ceremoni ishte "kërcënimi" i radhës ndaj institucioneve të pavarura të akuzës e drejtësisë, këtë herë nëpërmjet falënderimit të veçantë që i përcolli ish-ministrit të Transporteve nën akuzë për abuzime me fondet në këtë segment rrugor, duke demonstruar kështu edhe në këtë fund mandati arrogancën, konfliktin e frikën që e ka shoqëruar qeverisjen e tij në përballjen me institucionet e pavarura te drejtësisë.
Është deklaruar se një tjetër përurim do të bëhet në të njëjtin vend në përfundim të fushatës, vënia në funksion të qytetarëve e gjysmës së (pa)përfunduar të kësaj rruge. Nëse kjo ceremoni nuk do të jetë tallje e radhës dhe, nëse vërtet në këtë rrugë, në këto kushte do të fillojë lëvizja e njerëzve, mjeteve e mallrave, duhet të bien fort kambanat e alarmit, sepse shumë jetë njerëzish do të jenë në rrezik. Me këtë veprim, segmentit Fushë Krujë-Milot të cilësuar nga vetë Kryeministri si krematorium apo rrugë e vdekjes, i shtohet dhe një segment tjetër me të njëjtat parametra.
Kjo nuk është as më pak e as më shumë se papërgjegjshmëri e guxim për të shkelur dispozitat tona ligjore, por edhe ato evropiane për standardet e sigurisë që duhet të plotësojë rruga. Ǒgaranci ka tuneli ende i papërfunduar për kushtet e kontrollit e ruajtjes, ndriçimit, mbrojtjes nga zjarri, ventilimit? Nëse nuk e dinë qeveritarët, le të bërtasin e t‘ua tregojnë specialistët se ç‘katastrofë mund të ndodhë në rastin e një avarie në një tunel me të tilla përmasa, kur mungojnë parametrat e sigurisë e të mos lejojnë aventura të tilla? Ǒgaranci ka qarkullimi në një segment rrugor pa asnjë lloj sinjalistike rrugore? A do të zgjidhen problemet në sezonin e dimrit për mbajtjen hapur të këtij segmenti, me pjerrësi të konsiderueshme e të rrezikshme në kohë ngricash a bore, kur praktika ka treguar paaftësinë për të mbajtur hapur segmentet problematike, në veri e në jug, në situata të tilla? Cila do të jetë trupa policore që do të mbikëqyrë qarkullimin në këtë segment rrugor dhe sa e aftë, e trajnuar dhe e pajisur do të jetë ajo? Të mos harrojmë që kemi një trupë policie rrugore, veçanërisht në këtë zonë, krejtësisht të patrajnuar e të paaftë për të përballuar shërbime të tilla, madje dhe drejtues që u mungon vizioni për të paraprirë me akte ligjore e normative e me plane veprimi konkrete në terren, shërbime të këtyre përmasave. Në kohën e shkuar, të vetmin tunel të kalimit hekurudhor në Qafë-Thanë, me përmasa të përafërta nga gjatësia, por jo nga ngarkesa e fluksi i qarkullimit, e ruante një postë e veçantë policie.
Dashtë Zoti që prerja e shiritit të përurimit të këtij segmenti nga Kryeministri të jetë vetëm simbolik e të lërë supervizorët dhe kolauduesit për të autorizuar vënien në shfrytëzim të kësaj rruge, vetëm kur të përfundojë plotësisht me të gjithë parametrat e sigurisë.