Roxher Federer, m ë në fund fiton edhe Roland Garros
Roxher Federer hyn përfundimisht në historinë e tenisit botëror. Më në fund zvicerani ka fituar edhe në tokën e kuqe të Roland Garrosit: kundërshtari i tij në finale, suedezi Soderling, është dorëzuar në tri sete (6-1, 7-6, 6-4). Me këtë triumf, Federer i shton edhe "perlën" e vetme që i mungonte dhomës së tij të trofeve. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku mori titullin numër 14 të "Grand Slam", duke barazuar amerikanin Pit Sampras, 27-vjeçari ka filluar të qajë. Ai nuk i ka "dhuruar" asnjë set Soderlingut, i cili eliminoi Rafael Nadal dhe i hapi rrugën drejt lavdisë. Trofeu i fituesit u dorëzua nga një tjetër legjendë e tenisit, Andre Agasi.