E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batuta te Ligjet për zgjedhjen e Tahirit në PS të Tiranës

Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve

PS kundër draftit: ZRPP jo me buxhet të vetin, nxjerr fitime të majme.

Partia Socialiste është shprehur kundër propozimit që ZRPP-ja të jetë institucion jobuxhetor. Dje, gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve, deputeti Damian Gjiknuri deklaroi se ky institucion duhet të vazhdojë të qëndrojë i përfshirë në buxhet. Qëndrimi im mund të merret edhe si politik. Për mendimin tim, termi jobuxhetor duhet të hiqet, organi le të rrijë buxhetor. Nuk ka pse të eksperimentohet, sidomos me mënyrën si e kanë parashikuar këta me tarifa që nxjerrin dhe fitime që krijon fond sigurie apo fonde të tjera të majme që nuk e di si do përdoren. Propozoj që të jetë institucion buxhetor, u shpreh Gjiknuri. Nga ana e tij, drejtori i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë tha se ky është një propozim i Bankës Botërore. Na është rekomanduar nga Banka Botërore që në vitin 2007, kur është bërë marrëveshja për menaxhimin e tokës, në mënyrë që të rritet performanca e zyrës duhet të shkëputet nga buxheti i shtetit, pasi buxheti i shtetit ka një sërë të madhe prioritetesh. Kurse Bordi dhe Zyra e Administrimit ka vetëm një prioritet, që është miradministrimi dhe ofrimi i një performance që të jetë brenda standardeve, u shpreh Ardit Hysa.
Batutat
Zgjedhjet në PS-në e Tiranës u bënë pjesë e diskutimeve dhe batutave në Komisionin e Ligjeve. Pavarësisht rëndësisë së ligjit që po diskutonin, deputetët i kanë lejuar vetes pak momente humori për të folur edhe për zgjedhjet e degës më të madhe të PS-së, në kryeqytet. I pari që ka ngacmuar kryetarin e PS-së së Tiranës, Sajmir Tahirin, ka qenë Fatos Hoxha, i cili ka ndërprerë kryetarin e Komisionit, Ilir Rusmali, duke thënë Çna duhet neni 1 ne përpara zgjedhjes së Tahirit? Sna ke sjellë gjë, ti Sajmir?. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Tahirit, i cili ka zbuluar se Fatos Hoxha e kishte uruar për zgjedhjet e ditës së shtunë. Nga gjithë këta, vetëm ti më ke dërguar mesazh, unë të falënderoj, është shprehur Tahiri.

Organizimi
Në nenin 9 të ligjit të ri thuhet se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është person juridik, publik, jobuxhetor, në varësi të ministrit të Drejtësisë. ZRPP ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në statusin e saj. Statusi i ZRPP-së miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Batutat në Komision
Ilir Rusmali:
Lidhur me nenin 1 të projektligjit, ka pyetje, diskutime ose amendamente nga kolegët?
Fatos Hoxha: Çna duhet neni 1 ne përpara zgjedhjes së Tahirit? Sna ke sjellë gjë, ti Sajmir?
Ilir Rusmali: Mos na e ndërpre tani!
Sajmir Tahiri: Nga gjithë këta, vetëm ti më ke dërguar mesazh, unë të falënderoj.
Ilir Rusmali: Komisioni e ndien të nevojshme të ndërpresë mbledhjen dhe të urojë zotin Tahiri për zgjedhjen e tij si kryetar i PS-së së Tiranës. Siç e kishim njoftuar paraprakisht ne si Komision, e kemi votuar kundër, sepse nuk donim që të na largohej zoti Tahiri dhe të shkëputej me detyrën tjetër. Shpresojmë që zoti Tahiri të gjejë gjithmonë kohë që të jetë prezent në Komision, por gjithsesi i urojmë punë të mbarë dhe suksese.
Bashkim Fino: Çne e ke votuar kundër ti?
Ilir Rusmali: Jo, e donim për vete, nuk donim tia linim PS-së. Ne e kishim vendim unanim si Komision.
Dashnor Sula: O kryetar, pse i uron punë të mbarë ti? Punë të mbarë do të thotë që të fitojë PS-ja.
Ilir Rusmali: Ne duhet ta pranojmë një gjë kështu…
Sajmir Tahiri: Ta lexosh mesazhin e Fatosit, do thuash nuk fitoni më kurrë.
Ilir Rusmali: Siç e ka sistemi zgjedhor, fiton ose humbet subjekti politik. Kryetari i degës së partisë punon dhe korr atë që punon, por edhe humb, apo jo?
Bashkim Fino: Nuk mund të rrijë kjo tavolinë pa kryetar të Tiranës. Kishim Aldon dhe iku ministër, tani erdhi Sajmiri.
Ilir Rusmali: E drejtë është edhe kjo.
Fatos Hoxha: Ishalla nuk bëhet ministër Kulture, se ka ministri më të rëndësishme.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›