Statusi, Berisha akuzon sërish kreun e PS, Rama
KORÇE- Kryeministri Sali Berisha, nga Korça ku po zhvillon takime me rastin e Ditës së Mësuesit, ka akuzuar sërish kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama për bllokim të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Berisha ka sjellë edhe njëherë në vëmendje debatin për Kodin Penal, duke theksuar se Rama 10 ditë më parë nuk donte ta votonte, dhe “nuk e di pse e bën këtë.”
Kryeministri ka hequr edhe njëherë një paralele mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku tha se me veprimet e tji, kreu socialist, Rama nuk e di kujt po i shërben Shqipërisë apo Serbisë.
Berisha theksoi se, Serbia nuk e ka opozitën që ka Shqipëria, ndërsa shtoi, se vështirësitë e këtyre kohëve janë të përkohshme.
Berisha gjendet ne Korçe ku po zhvillon disa takime ne kuader te festimev te 7 marsit, Dites se Mesuesit.