E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton rektorët: Universitetet t`i largohen politikës

Kreu i shtetit Bamir Topi ka dekretuar sot të gjithë rektorët që u zgjodhën në postet drejtuese të universiteteve. Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka deklaruar se universitet duhet t`i largohen politikës dhe të bëjnë të mundur nëj edukim të pastër të studentëve.
 

“Universitet sot kanë një përgjegjësi madhore, t`i largohen politikë dhe atyre predispozitave për ti përfshirë studentët në polikë dhe për të bërë një edukim të pastër në respektim të ligjit” ka theksuar Topi ndërsa  kërkoi më shumë cilësi në dhënien e diplomave duke kërkuar edhe kontributin e drejtëpërdrejtë të rektorëve.

Ai gjithashtu ka kërkuar edhe një ligj më jetëgjatë për arsimin e lartë. Ligji ka ndryshuar disa herë, nuk diskutohet për vizion për të pasur një ligj për të mos e prekur, nëse ligji e ka të nevojshme nuk ka pse të mos ndërhyjet por kur gjërat janë të konsultuara me ju atëherë ligji jep garanci se do të ketë më shumë jetëgjatësi” ka theksuar Topi

Gjithashtu në një mesazh drejtuar universiteteve private, kreu i shtetit kërkoi standarte më të lartë në përgatitjen e studentëve.
“Kam edhe një mesazh për universitet private:Kjo fazë e zhvillimit politik patjetër që kërkon për hapjen e tregut dhe të universitetet private po unë besoj që gjithçka duhet të shkojë në një standart dhe ne nuk duhet të lejojmë që të ketë diferenca në standarte” ka thesuar Topi.
Nga ana e tij rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule theksoi se mandate i dytë do të ketë si standart cilësinë. “Është një ditë e veçantë për arsimin e lartë pasi në ditën e mësuesit dekretohen rektorët e universiteteve publike të ardhur pas një procesi zgjedhor model për ti dhënë një mesazh shoqëeisë që procesi i zgjedhjeve ka hapësira që mund të bëhen mirë. Tashmë masimizimi i realizuar edhe në Shqipëri ka nevojë për standarte cilësore dhe mandati ynë i dytë ka si standart cilësinë. Kam bindjen se të gjtihë do të punojmë në respekt të ligjit për të realizuar atë mision që kanë universitetet ndaj shoqërisë” ka theksuar Kule.

Zgjedhjet për postet drejtuese në universitete u zhvilluan në datën 20 shkurt në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend ku këtë vit të drejtën për të votuar e kishin edhe studentët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›