E Diel, 1 Nëntor 2026

Batutat e Mourinhos Synojme te shpetojme sezonin

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho nuk heq dorë nga mënyra e tij e vecantë sa herë përballet me gazetarët në konferencat për shtyp përpara ndeshjeve. Dihet që marrëdhëniet e tij me mediat nuk janë të mira, por tekniku portugez vazhdon t’i përgjigjet me ironi çdo pyetje.

“Objektivi ynë është të qëndrojmë në Primera Division dhe kështu do të jetë derisa të grumbullojmë 40 pikë. Për momentin kemi gjashtë pikë dhe synimi ynë është shpëtojmë sezonin. Me kalimin e javëve do të ndryshojnë edhe objektivat”, ka thënë Mourinho në daljen përpara mediave në prag të ndeshjes kundër Levantes. Reali i Madridit ka marrë maksimumin në dy ndeshjet e para të Primera Division, por ndryshe nga sezoni i shkuar e ka bërë këtë në mënyrën më të lehtë.

Skuadra e Mourinhos ka treguar se është me të vërtetë e frikshme, por trajneri refuzon të flaës për rivalitetin e theksuar me Barcelonën. “Sic thashë edhe më parë, tani objektivi ynë është minimal. Duhet të qëndrojmë të përqëndruar dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje, pasi ashtu siç ndodhi edhe sezonin e shkuar nuk do të ndihmojë askush”, ka përfunduar Mourinho, duke prekur sërish temën e favorizimeve që sipas tij i bëhen Barcelonës, megjithëse këtë herë u tregua më i kujdesshëm në fjalët e tij.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›