Kampionatet europiane ndalet Lille rikthehet Feynoord

Lille është ndalur sërish në rrugën për mbrojtjen e titulllit kampion në Francë, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Sochaux. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, por megjithëse do të kalonin të parët në avantazh, vendasit nuk do të arrinin të merrnin maksimumin në këtë sfidë.
Pedreti do të hapte serinë e golave me epërsinë e Lille në fillimin e pjesës së dytë, por në minutën e 69-të Bakambu do të kthente gjithçka në ekuilibër, duke barazuar shifrat për Sochaux. Përpjekjet e vendasve për të dalë me fitore nga kjo ndeshje do të shpërbleheshin në minutën e 78-të, pasi ylli i skuadrës Hazard do të kthente në gol një 11-metërsh.
Nuk mbyllet këtu, pasi katër minuta nga fundi Privat do t’I dhuronte një surprizë të hidhur Lille, duke barazuar për të dytën herë rezultatin dhe në të njëjtën kohë do të vuloste fatin e këtij takimi në shifrat 2-2. Pas këtij barazimi, Lille ka zbritur në vendin e katërt të kampionatit francez me dy pikë më pak se kryesuesit e Montpellier.
Në kampionatin hollandez, Feynoord duket se është kthyer sërish i madh. Pas sezonesh zhgënjyes, skuadra nga Roterdami ka regjistruar një tjetër fitore, duke mundur 4-0 De Graafschap. Pas këtij suksesi skuadrta e drejtuar nga Ronald Koeman është konfirmuar në krye të renditjes me 14 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura në këtë sezon të kampionatit hollandez.
Nertan Prifti