E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet pedofili akuzohet se ngacmoi dy mbesat

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë xhaxhain i cili u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht dy mbesat e tij 4 dhe 6-vjeçare. Ndaj Mikel Zemblakut u mor masa detyrim paraqitjeje ndërsa prokuroria deklaroi se nuk ka prova që vërtetojnë akuzat që rëndojnë mbi 34-vjeçarin.

Historia u denoncua në media me 15 shtator nga e ëma e dy vajzave të mitura e cila pas katër vitesh presion, por edhe dhune nga i shoqi të cilit ja kishte rrëfyer historinë vendosi të denonconte në polici kunatin e saj.

Pak kohë më parë mjekësia ligjore vërtetoi se dy vogëlushet  6 dhe 4 vjeç ishin ngacmuar seksualisht, ndërsa gjykata mori vendimin që xhaxhai i tyre të lihej i lirë për mungesë provash. Sakaq, nëna është marrë në mbrojtje nga policia, kjo dhe për shkak të rrëfimit të saj mbi të shoqin.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›