Vendimi per kombesine Teliti Nuk e prek censusin

Kreu i gjendjes civile Armand Teliti deklaroi se vendimi i gjykates kushtetuese mbi gjendjen civile nuk prek asnjë pjesë të regjistrimit të popullsisë pasi sipas tij të dhënat e censusit nuk janë pjesë e regjistrit të gjendjes civile. Në një deklarate të posaçme për shtyp, kreu i gjendjes civile tha se të dhënat e censusit do të jenë në shërbim të INSTAT-it për qëllime statistikore dhe studimore.
“Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë e të dhënave të regjistrit të gjendjes civile. Vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile, vendimin e qeverisë për heqjen nga çertifikatat e gjendjes civile të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”-tha Teliti.
Ligji i gjendjes civile i cili përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj u rrëzua të premten e kaluar nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata e cilësoi si antikushtetues ndryshimin e kombësisë duke vendosur me 6 vota pro dhe 2 vota kundër në favor të tre gjykatave të cilat kishin kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit "kombësi".
Jul Kasapi