Boks Mayweather mposht kampionin Victor Ortiz

Floyd Mayweather ka marrë titullin kampion bote në peshën e lehtë të federatës WBC, duke mundur me KO mbajtësin e gjerdanit Victor Ortiz. Boksieri amerikan bëri një goditje të pisët në raundin e katërt, duke nxjerrë nga loja kundërshtarin e tij. Pas një ndeshjeje të luftuar që në fillim, gjithcka do të vendosej në raunduin e katërt.
Ortiz do të penalizohej nga gjyqatri i ringut, pas një goditjeje me kokë në dëm të rivalit të tij. Por kur boksierët u kthyen në mes të ringut dhe meksikani po i kërkonte ndjesë Maywether, ky i fundit përfitoi duke i dhënë goditjen fatale. Ortiz u rrëzua në ring, ndërsa nuk arriti të vazhdonte ndeshjen, duke i lejuar Maywether të marrë titullin kampion bote në federatën WBC.
Pas këtij suksesi boksieri amerikan vazhdon serinë e tij rekord me 46 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij. Po ashtu, triumfi në Grand Garden Arena të Las Vegas është I 26-ti me KO, duke e bërë Floyd Mayweather një nga boskierët më të mirë të historisë në peshën e tij.
Nertan Prifti