Batutat ne Asamblene e PS
Blushi: Duhet te futemi ne parlament. Rruga e bojkotit eshte e deshtuar. Shume kolege te tjere mendojne qe duhet t'i japim fund kesaj rruge, por kane frike te flasin se u mungon liria.
Malaj: Nuk eshte normale qe s'kemi nje strategji per jeten politike te PS. Jemi ne nje situate ku kjo gje s'eshte rruga e duhur, ku vetem kryetari i PS di se cfare do te behet me pas. Duhet t'i kthehemi jetes parlamentare.
Zela: Me bojkotin e parlamentit po ndjekim rrugen e gabuar. Te njejtin gabim po bejme edhe me koleget qe po mbajne nje qendrim ndryshe nga ai i kryesocialistit. Nuk duhet te perserisim te njejtin gabim si shtate vite me pare, me situaten e krijuar me zotin Meta.
Rama: Duhet t'i permbahemi temes per te cilen eshte mbledhur Asambleja Kombetare. Propozoj qe ne mbledhjen e ardhshme te Asamblese Kombetare te kete nje debat lidhur me keto ceshtje, qe kane te bejne me qendrimin politik te PS ne te ardhmen.