Batutat ne seancen e djeshme parlamentare
Sali Berisha Shko shikoje sheshin mori drejtimin e zhvillimit jeshil. Nga betoni kaloi ne shesh te gjelberuar. Shihni more. A e kuptoni se cfare ishte Piramida apo jo Piramida nuk ndertojme me. Nuk bejme Kurbane e rite te vdekjes. Ne kemi ritin e jetes. Atehere me sulmuat kur fola per Harry Poter po tani qe ju mbiu Kurbani tek dera e partise E merrni me detyrim dhe e lexoni me detyrim librin. Ja pra qe ju mbiu Kurbani juve por tani z. Blushi cdo thoni qe ju mbiu Kurbani tek dera. E di si u perdor diskrecioni qe kryetari i bashkise te tatonte vetem per emrin. E vije ti aty shitorja Blushi Do paguaje 900 mije leke vetem per tabelen me emrin tend.
Ben Blushi Ke probleme me diskrecionin ne lidhje me taksen e vogel. Kollares po i vure llastik e var ku te duash. Po flet per taksat por si ka mundesi vetem dyqani i Saliut nuk taksohet. Ai sheshi eshte bere mire se me jep mundesi te shkoj ne shtepi 5 minuta me shpejt por a mund te ma thote njeri si te shkoj me tek monumenti. E keni hipur Skenderbeun mbi nje lope dhe e keni lene aty te kullose bar ne fushe. Kjo nuk eshte per te qeshur. Po pati mundesi Saliu te shkoje tek monumenti pa hequr kepucen jam gati ta ndjek dhe une. Ku e keni Skenderbeun e keni ngecur ne nje fushe sikur po ha bar. Madje dyshoj nese Berisha hyn aty pa hequr dhe vete kepucet.
Bashkim Fino Do ta votoj buxhetin nese rregulloni disa pika. Hiqni kushtezimet qe jane vendosur ne nenin 15. Nese flisni per grante te pakushtezuara nuk mund te vendosni kushtezime. Rritja e grantit duhet te jete 7.
Sali Berisha I nderuar ish-kryeminister dhe ish-kryetar i Bashkise se Gjirokastres ka shume transferta te rajoneve...
Andis Harasani nga vendi Po flisni njeri me tjetrin ju behuni bashke...
Sali Berisha Normale ka qene Kryeministri i vendit tim ai e kam dekretuar une ate historia e tille eshte.
Klodiana Spahiu Nje ne dy shqiptare vuan nga semundjet kardiovaskulare. Sipas raportit te OBSH-se 25 shqiptare jane ne depresion.
Sali Berisha Kur mjekja ben pacienten eshte problem i madh. Tu thuash shqiptareve se nje nder dy eshte me zemer eshte nje problem serioz me veten te thuash te paverteta. Se ku e gjen e shpik kete ne laboratoret e PS-se eshte puna jote. Sikur edhe ta besh ne laborator shqiptaret ti i ke shume te veshtire ti gjesh semundje. Se ku e shpik ti kete rezultat ne laboratoret e PS kete nuk e di por nje njeri me diplome mjeke nuk mund ta thote kete pavaresisht diagnozave te dala nga laboratoret e PS. Shqiperia eshte nje nga 57 vendet ku jetohet me mire. Problemet maniako-depresive mund te jene shume me te medha nga ato qe tha deputetja Spahiu por kjo sipas tij nuk i prek shqiptaret.
Klodiana Spahiu Statistikat per 25 te shqiptareve jane marre nga OBSH-ja akuzat ndaj meje sjane te drejta. Akuzat ndaj meje nuk jane te verteta. Ate e kam lexuar ne raportin e Ministrise se Shendetesise. Per kete ju betohem
Jozefina Topalli Si qenkan 25 te marre ketu ne salle apo gjysme te semure me zemer ju. jane keto qe thuhen.
Sali Berisha Dakord pranojeni ju nga vetja juaj qe jeni te semure.
Vangjel Dule Qeveria i ngjan anijes se Titanikut vetem ca minuta para fundosjes se saj. Uroj qe kjo te mos preke shqiptaret por vetem qeverine shqiptare. Mjeku e lufton semundjen por Kryeministri duhet ta parandaloje kete situate
Sali Berisha Te ka kapur sindroma e laboratorit. Fakton tezen e deputetes Spahiu. E ke nga grupi kete ceshtje. Ne si qeveri kemi mbajtur rezerve jo me pak se 300 milione USD per cdo situate.