E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat shpresa per veren e 2012-s

Debati

Marrja e statusit te vendit kandidat mbetet sfide per Shqiperine. Marreveshja e fundit nuk ka eliminuar mosbesimin mes paleve dhe kjo kur takimi i katert nderparlamentar per stabilizim-asocimin mes Shqiperise dhe BE-se pritet te zhvillohet se shpejti. Axhenden e ketyre dy datave do e dominojne dy ceshtje ceshtja e korrupsionit dhe ajo e sistemit te drejtesise. Ata kane nevoje per element kredibiliteti dhe besueshmerie qe ky proces do te vazhdoje. Sigurisht qe nuk eshte se behet fjale per te marre statusin e vendit kandidat kaq heret tha deputetja socialiste Valentina Leskaj. Nderkohe bashkekryetari i delegacionit shqiptar demokrati Fatos Beja shprehet me optimist duke shpresuar te nje Po per statusin edhe ne kete pranvere. Nese ne do te ecim me kete fryme nese opozita nuk do te beje me bllokuesin nuk ka dyshim se ne pranvere do te kemi shprese dhe ka nje shprese te madhe per nga vera qe te mos mbetemi per ne fund te nentorit tha ai. Ne 3 takimet e fundit mes Shqiperise e BE-se nuk eshte arritur te miratohet nje rezolute e perbashket. Tryeza e radhes me pjesemarrjen edhe te europarlamentarit Eduard Kukan mbahet ne Tirane me 8 dhe 9 dhjetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›