Capello Seedorfit: S'është shaka të drejtosh Milanin

Fabio Capello e ka sygjeruar Clarence Seedorin që mos të mendoj të pranoj ofertën e Milanit për tu bërë trajner i skuadrës. Ish trajneri i Seedorfit, Capello, mendon se të drejtosh Milanin nuk është shaka dhe se për yllin holandez mund të jetë një rrezik.
“Unë e kam stërvitur Seedorf për shumë vite dhe gjithmonë e kam respektuar atë, por të jesh trajner i Milanit nuk është shaka. Si një përvojë e parë, ajo mund të jetë një rrezik i madh” deklaroj Capello./Indeksonline/