E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku do të luaj Neymar te Barcelona?

Pas transferimit te Barcelona, mediat kanë hapur dilemën se në çfarë pozicioni do të luaj Neymar te Barcelona. Janë tri dilema që po fliten në media se si do të jetë renditja e lojtarëve pas transferimi të Neymar te Barcelona.

Neymar mund të luaj si sulmues i krahut të majtë, Messi si qendër sulmues, ndërsa Pedro në krahun e djathtë. Në këtë formacion, Iniesta duhej të kthehej në mesfushë për të ndihmuar krahun e majtë.

Mundësi tjetër do të jetë aktivizimi i Neymar si sulmues i fundit, ndërsa Messi do të qëndroj prapa tij.

E mundshme është që Barcelona të transferoj edhe një qendërsulmues, ndërsa në atë formacion Neymar do të luante në krahun e majtë, ndërsa Messi në krahun e djathtë./Indeksonline//
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›