E Diel, 1 Nëntor 2026

Baxhanaku i Berishës, shkonte në Gërdec me BMW tip X5?

Njerëzit me pushtet në Shqipëri nuk e llogaritin fare faktin që në popull, të vërtetat për Gërdecin janë të qarta. Nuk e llogarisin këtë ndoshta pse ata besojnë që populli shqiptar nuk ekziston. Ata mendojnë se ekzistojnë vetëm grupe të vogla skllevërish dhe skllavopronarësh.

Ndoshta është edhe kështu. Ndoshta jemi ende larg konceptit “popull” si institucion që bën presion mbi të zgjedhurit e vet. Por Gërdeci, sigurisht që nuk do kalojë kaq lehtë.

Dje lexova në shtyp një fakt tjetër interesant. Baxhanaku i Berishës për të cilin ai njëherë tha që nuk e njihte, e pastaj tha që ishte punëtor për bukën e gojës, shkonte në punë me “BMW” tip X5, një nga makinat më të shtrenjta në botë. Si ka mundësi që një “pabuks” kishte makinë të tillë?

Ministri Mediu gënjen, kryeministri Berisha gënjen. Kjo është e rëndë, shumë e rëndë për një shoqëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›