E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në varret tona, brezat e ardhshëm vetëm lule nuk do vendosin

Jemi kalimtarë në këtë jetë e kur reflektojmë mbi këtë të vërtetë, ndërgjegjësohemi edhe më shumë për atë që duhet të lëmë gjurmë të mira për brezat që do të vijnë. Vallë do të ndodhë kjo me ne dhe me Vlorën? Nuk mund të mos pyesim veten që me ç‘të drejtë pikërisht ne shqiptarët e shekullit të 21, të kemi papërgjegjshmërinë të shkatërrojmë me duart tona natyrën e trashëguar?

Dikush e ka përgjigjen: për 5 lekë të ndotura të një grupi të korruptuarish që kanë bërë e bëjnë të pamundurën, të mos respektojnë alfën e demokracisë, fjalën e sovranit nëpërmjet referendumit.

Gjithçka mund ta vendosin brezat e ardhshëm mbi varret tona; veçse lule jo. Brezi ynë nuk i meriton ato!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›