E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern-Hoffenheim, takimi qe premton spektakel

Toni, Klose, Klinsmann dhe Lahm flasin per takimin me te rendesishem te javes ku do vendoset kreu i renditjes se Bundesliges.

Luca Toni kerkon kreun e klasifikimit pas ndeshjes se mbremjes se sotme kunder surprizes Hoffenheim qe udheheq Bundesligen me 3 pike me shume se Bayern Munich dhe Bayer Lverkusen.

“Vendi i pare po na pret. Duhet te tregojme se jemi gati per te marre drejtimin. Hoffenheim eshte para nesh ne kete moment, por gjerat mund t’i rregullojme. Ata qe do jene ne stadium, do shikojne nje ndeshje te madhe”, shprehet qendersulmuesi italian i kampioneve te Gjermanise.

Me te matur ne deklaratat e tyre jane Miroslav Klose dhe trajneri Jurgen Klinsmann. “Do ta shohim kush eshte me i miri. Nuk besoj se do jete nje ndeshje qe do te luhet e gjitha ne sulm, pasi skuadrat do kujdesen edhe per mbrojtjet”, theksoi sulmuesi me origjine polake.

Nga ana tjeter, Klinsmann ka shtuar: “Sot luhet nje ndeshje shume e rendesishme. Eshte normale qe skuadra te jete kaq e motivuar. Ndeshja kunder Hoffenheim mund te vleje 6 pike”. Nje koment te shkurter ka bere edhe Philipp Lahm, sipas te cilit, Bayern eshte skuader me e forte se Hoffenheim.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›