E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo ne gjurmet e Beshiktash-it

Beshiktas eshte vene ne gjurmet e Ronaldos. Ky eshte lajmi i fundit i merkatos, i publikuar ne televizionin turk “NTV”.

Sipas ketij televizioni, agjenti i lojtarit Juan Figger eshte takuar me drejtuesit e larte te klubit nga Stambolli, Mario Berk per te diskutuar rreth nje marreveshjeje te mundshme mes paleve.

Per momentin nuk eshte publikuar asnje shifer, por sipas zerave, firma mund te hidhet shume shpejt. Ronaldo ende nuk e ka marre veten nga operacioni i muajit shkurt ne gjurin e djathte dhe mesa duket, kjo eshte pengesa e vetme qe palet te arrijne ne nje marreveshje sa me shpejt.

Sulmuesi eshte i lire nga cdo detyrim kontraktual, pasi ne 30 qershor kontrata e tij me Milanin skadoi dhe kjo do te thote se ai mund te shkoje tek Beshiktash-i me koston zero.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›