Arsenal, Eduardo i gatshem pas 1 viti pushim

Perfundon ankthi i gjate gati 1 vjecar per sulmuesin kroat te Arsenalit, Eduardo. Lojtari me origjine braziliane mund te rikthehet pas pak ditesh ne fushen e lojes, pasi ai qendroi gjate ne shtepi per shkak te nje demtimi te rende te pesuar ne nje ndeshje te Premier League ku theu kemben.
Kete lajm e ka konfirmuar vete trajneri Wenger, i cili nuk ka mundur ta fshehe gezimin per rikthimin e 25 vjecarit. “Shume shpejt ai do rikthehet ne fushe. Merr pjese rregullisht ne seancat stervitore por tani ka nevoje per ndeshje te verteta”, theksoi tekniku francez.
Eduardo kreu nje operacion dhe pushoi per 9 muaj pas demtimit te rende qe vuri ne dyshim edhe karrieren e tij, pasi nderhyrja e nje kundershtari ndaj kembes se lojtarit ishte vertet brutale. Ai konsiderohet si nje nga lojtaret me te mire te kombetares se Kroacise.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code