Inter, kunder Lazio-s pa Adrin dhe Balotelli-n

Jose Mourinho ka pushtuar serish faqet e para te gezetave sportive italiane, pasi si gjithmone, ai nuk harron te furnizoje mediat para nje ndeshjeje ne kampionat apo Champions League.
Kur duhet edhe nje dite nga ndeshja kunder Lazio-s ne “Olimpico”, portugezi ka publikuar listen e lojtareve, ku bie ne sy mungesa e dyshes Adriano-Balotelli.
“Eshte me e lehte per mua te flas per ata qe therras. Mund te them se Quaresma eshte thirrur pasi kete jave eshte stervitur mire. Adriano mungon sepse ka qendruar ne shtepi per shkak te gripit dhe veten dje u stervit pak. Balotelli do luaje me te rinjte per te kuptuar ndryshimin qe ka me Serie A”, u shpreh “Special One”, i cili ka kritikuar kohet e fundit sjelljen e 18 vjecarit italian me origjine ganeze.
“Une i dua te miren Marios dhe dua te arrije aty ku synon. Edukimi i nje lojtari 18 vjecar eshte i rendesishem, por ai duhet te sillet ne menyren e duhur”, perfundoi portugezi.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code