E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i ri i Interit

Walter Mazzarri është trajneri i ri i Interit. Klubi milanez falenderon Andrea Stramaccionin për punën e kryer dhe njofton se me ish trajnerin e Napolit do të ketë një kontratë dy-vjeçare por pa përmendur pagën e teknikut të ri.

"Kemi nevojë për një trajner si Mazzarri", shprehet presidenti Massimo Moratti. Ndërsa për Stramaccioni u shpreh: "Stramaccioni ka talent, por ndoshta për të është më mirë një situatë më e lehtë se kjo. Trajnerin e ri e kemi zgjedhur me shumë vëmëndje dhe me të do flasim edhe për merkaton". /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›