E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat dhe kultura

Qendra Multimedia, me përkrahjen e Heartefact Fund, ka nisur një seri të debateve me artistë, gazetarë e njerëz të tjerë aktivë në fushën e kulturës në Kosovë.

Në debatin e radhës që do të mbahet me datë 12 mars (e hënë) në ora 16:00, do të diskutohet për relacionin e mediave ndaj kulturës në Kosovë.

Panelistë të ftuar të debatojnë janë: Shkëlzen Maliqi, Blerina Rogova – Gaxha, Imer Mushkolaj dhe Fatos Berisha. Paneli i së hënës synon të analizojë qasjen që mediat kosovare kanë ndaj kulturës në Kosovë dhe anasjelltas.

Paneli mbahet në hapësirën e re të Qendrës Multimedia (përballë Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa” në Dardani), me fillim nga ora 16:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›