E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruise dhe Beyonce në filmin e ri të Eastwood

Tom Cruise dhe Beyonce Knowles do të luajnë në ribërjen e filmit “A Star Is Born”, regjinë e të cilit do ta bëjë i famshmi Clint Eastwood.

Xhirimi i filmit është dashur të fillojë në muajin e ardhshëm, mirëpo planet janë shtyrë për shkak të shtatzënisë së Beyonce.

Krahas Cruise, në këtë film pritet të luajnë edhe aktorët si Christian Bale, Hugh Jackman dhe Leonardo DiCaprio.

Filmi nga viti 1937 “A Star Is Born” ka disa versione, ndërsa më i njohuri është ai me Barbra Streisand dhe Kris Kristofferson (1976).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›