E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern gozhdon Baçën, gjermanët japin leksione futbolli në Camp Nou

ndeshjaBayern Munchen ka turpëruar sërish Barcelonën dhe këtë herë në Camp Nou. Pritej që spanjollët të shënonin dhe të përpiqeshin të kthenin rezultatin e ndeshjes së mëparshme, por nuk ndodhi kështu.

Ishin bavarezët ata që shënuan plot tre hërë në portën e Valdes, duke shkatërruar në këtë mënyrë kampionët e Spanjës. Një lojë e dobët për vendasit, të cilët në shumë pak raste e vunë në vështirësi kundërshtarin, kjo edhe për shkak se Messi nuk u aktivizua, pasi mbeti i dëmtuar gjat ndeshjes së fundjavës në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll në barzim pa gola, por tre minuta nga fillimi të dytës Roben shtang spanjollët duke shënuar nëj supergol. Një gol i cili u preu shpresat spanjollëve, të cilët i prenë shpresat e kualifkimit në finale e Champions League. Më pas ndeshja u dominua tërësisht ngë gjermanët, të cilët shënojnë golin e dytë, por këtë herë me në të një autogoli nga Pique (71). Sikur të mos mjaftonte kjo, Myler shënon golin e tretë katër minuta më vonë, duke i dhënë fund kapitullit Barcelona.

Me këtë fitore bavarezët presin biletën për në finale e Uembli, e cila do të luhet më 25 maj, ku do të përballen me Borussia Dortmund, ku do të jetë një derbi gjerman.

Kliti Topalli/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›