Enrico Letta tur në Evropë, takime me krerët e shteteve të BE-së
Gjermani- Pas formimit të qeverisë kryeministri italian Enrico Letta ka nisur një tur në shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Ai është nisur fillimisht drejt Berlinit ku u takua me kancelaren Angela Merkel, ndërsa më pas takimet kanë vijuar me shefin e KE-së, Jose Manuel Barroso dhe presidentin e Francës, Franccois Hollande.
Qëllimi i këtyre vizitave sipas letta-s është të vijojë lidhja e ngushtë mes Italisë dhe vendeve të BE-së. Ndërkohë që qeveria e tij ndodhet në një gjendje të vështirë, sepse pritet të merren një sërë masash ekonomike.
“Ne duam që Europa të tregojë të njëjtën vendosmëri për të ndjekur rritjen, sikundër dhe për përpjekjet për të rregulluar financat publike. Nuk ka kundërshti ndërmjet rritjes dhe rruajtjes së një niveli të balancuar të llogarive publike. Këto duhet të shkojnë së bashku “,-u shpreh Letta në takimin me Merkel-in.
Jetëgjatësia e qeverisë së tij ëhstë në pikëpyetje, pasi një ditë më parë PDL-ja e Berluskonit kërkoi të hiqej taksa për pasuritë e patundshme, pasi në të kundërt do të largohej nga qeveria. Nëse ndodh kjo gjë atëherë ekzekutivi bie.