E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigla e Bashkimit Sovjetik, simboli i fushatës së Edi Ramës

01-05-2013 / Gazeta 55

Takimet e para të hapura të Edi Ramës kanë zbuluar edhe simbolin e fushatës së socialistëve. Dje në aktivitetin partiak të PS-së, pas Edvinit shfaqej një militant me simbolin “CCCP”, sigla e Bashkimit Sovjetik, një sinjal se frymëzimi i së majtës e gjen burimin vetëm tek gjeopolitika e Traktatit të Varshavës


Fushatat elektorale të partive të mëdha politike, PD apo PS, shquhen edhe për kontrollin e detajeve më të vogla, në mënyrë të produkti politik të jetë sa më efektiv dhe të ketë impakt në qytetarët votues. Pra, mesazhi politik nuk jepet vetëm nga prania e liderit, por edhe e atyre që e shoqërojnë në takim dhe imazhin që transmetohet. Në këtë kuptim mund të lexohet edhe dëshira e Edi Ramës për të përçuar një mesazh politik nostalgjikëve të regjimit komunist duke rikthyer një sigël të Bashkimit Sovjetik. Në këtë foto të bërë gjatë ditës së djeshme në zonë e ish-Kombinatit tekstil në Tiranë, kryetari i PS Rama, kishte afruar një disa djem ku njeri prej tyre mbante të veshur një bluze me mbishkrimin: C.C.C.P. që është një sigël ruse, “Сою́з Сове́тских Социалисти́ческих Респу́блик”, në shqip është “Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike”, BRSS. Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit. Loja me imazhin e Bashkimi Sovjetik në fushatën elektorale të 23 qershorit duket se përligj bashkimin e së Majtës shqiptare, e cila mori një bekim në sllavët komunistë Tadiç, pasardhësit e Dushan Mugoshës që sot quhen Stanishev, Svoboda. Kjo është linjë politike që ka kontribuar për shkëputjen e Shqipërisë nga familja perëndimore dhe nënshtrimin e saj ndaj diktaturës më të egër të shekullit ka zbarkuar në qytetin më antikomunist të Evropës Lindore, si një provë e revanshit që po synohet të restaurohet në Shqipëri me partinë e Edi Ramës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›