Kryeministri Berisha: Ndeshja Barcelona-Bayern, jam me fituesin
TIRANË- Kryeministri Berisha ka shkruar në rrjetin social “Facebook” lidhur me ndeshjen Barcelona-Bayern. Kryeministri shkruan me entuziazëm se kjo është hera e parë që ai shikon një ndeshje duke udhëtuar. Kryeministri është duke udhëtuar për në Tiranë pasi ishte në Korçë në një takim. Në përfundim të mesazhit ai shkruan senë këtë ndeshje të fortë ai bën tifo për fituesin.
Mesazhi i plotë i kryeministrit në “Facebook”
Të dashur miq, rrugës nga Korça në Tiranë, në iPad nëpërmjet Tv Alb po ndjek ndeshjen e ndeshjeve Barcelona - Bayern.
Ndeshja e parë në jetën time që e ndjek duke udhëtuar. Unë vendosa të kaloj nga entuziazmi korçar i fitores së zgjedhjeve të ardhshme në entuziazmin e njerës prej ndeshjeve më të forta të viteve të fundit, në të cilën unë do të jem si gjithnjë me fituesin.
Shikim të mbarë! sb
(a.h/BalkanWeb)