E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Portali i punësimit, mbajtëm premtimin – ata që akuzojnë për kopjim duhet të reflektojnë

01-05-2013 / Gazeta 55

Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka njoftuar sot për nismën e Bashkisë së Tiranës për lancimin e portalit të punësimit. Në një prononcim për mediat, Basha e ka quajtur këtë portal një tjetër premtim të mbajtur të bashkisë, ndërsa ka sulmuar edhe kryesocialistin Rama se në këto zgjedhje ka dalë me të njëjtën program si në 2011 atëherë kur humbi edhe Bashkinë e Tiranës. “Askush nuk ka të drejtë të akuzojë për kopjim programesh. Kërkoj nga ata që më akuzojnë për kopjim, që të reflektojnë. Bashkia më parë është trajtuar si shërbim komunal dhe për dhënie lejesh ndërtimi. Rama nuk kishte asnjë plan apo vizion për punësimin apo zhvillimin ekonomik. Rama doli në fushatën e 2013-ës me kopjen e programit të vitit 2011.Është mundësia e Ramës që të vetëkorrigjohet”- u shpreh Basha. Gjithashtu kryebashkiaku Basha theksoi se ky portal bën lidhjen në kohë reale të kërkesës për punësim me ofertën dhe të punëdhënësit e interesuar. Sipas tij në faqen online, të rinjtë do të gjejnë mundësi për punesim, ndërkohë që 9 kompani deri tani kane hedhur të dhënat e tyre për punëkërkuesit që duan të punësojnë duke ofruar 805 vende pune në 15 profesione.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›