Dënohet inspektori i bashkisë, mori para për të lejuar ndërtimin pa leje
—-Nga Arisa Liço—-
Tiranë- Një inspektor në Inspektoriatin e Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës është dënuar me 16 muaj heqje lirie, pasi në bashkëpunim me një tjetër punonjës të policisë bashkiake, i kanë kërkuar një shtetasi shumën prej 800 mijë lekësh të vjetra, në këmbim të lejes që ky i fundit të kryente ndërtime në shtëpinë e tij.
Sëbashku me të, është dënuar me 4 muaj burg edhe sekseri, i cili ushtron veprimtari ne fushen e ndertimit dhe ishte thirrur nga kallëzuesi për të kryer punimet ne banesen e tij, por që ndërtuesi ka bërë kerkesën per paratë që do ti dorëzoheshin punonjësve të bashkisë. Shtetasi M.A, banues në rrugën Siri Kodra, kërkonte të bënte punime në katin e dytë të banëses së tij të cilën e ka në proces legalizimi. Por inspektorët e policisë bashkiake e kanë ndaluar duke i kërkuar para më pas që ta lejonin. Pasi ka denoncuar në polici, prokuroria ka filluar përgjimin e inspektorit të policisë, dhe denoncuesi ka hyrë në lojën e hetimeve. Atij i janë dhënë para nga policia gjyqësore me numra serie të regjistruar përmes të cilave është stimuluar më pas edhe akti korruptiv.
Të implikuar në këtë aferë kanë qenë një punonjes i Inspektoratit Ndertimor dhe një punonjës i Policisë Bashkiake.
Ja një pjesë e bisedës së përgjuar gjatë të cilës tregohet pazari mes qytetarit dhe sekserit:
Personazhet:
F.J ndërtuesi, që është edhe sekseri
M.A qytetari që jep paratë
F.J: A. do nje milion leke.
F.J: A. do nje milion leke. Ladi i tha mbi 800 nuk behet fjale me te dhene asnje qindarke.
M.A: Sa thot Arbri fiks?
F.J: Nje milon. Ai thote, Ladi i thote une i kam thon 500 e çum 800, thote nuk keni nje qindarke.
F.J: Ti jepi 800 mij lekeshin. Duhet me ja dhene para se nuk te le me hedh beton.
M.A: Me ja dhene perpara? Po me ja dhene gjysmen se sot me vijne leket prej Italie se sot vjen trageti ne oren dy. Bisedoje nje here me ate si e ka emrin?
F.J: Kush A.?
M.A: Merre nje here vetem nje siguri, nje llafe te me thote mu ai, per leket nuk ka problem.
F.J: Po qe se i jep leket, mbaroi filmi, ske me pune me ato. Them dhe une. Me Arbrin me te gjithe.
M.A: Amo nje garanci do te ma jape mu ai Arbri. Jo me shkrim, nuk du gjo me shkrim. Neser une do iki, Ja mu bo nje vendim prishje, ndonje gjo ai.
F.J: Jo, jo. Ate vendimin ta bon ai, nuk e ta bon njeri tjeter. Arbri ta ben vendimin per prishje. Po e boni Arbri vet, mbaroi filmi e prishi. Po prishje nuk behet fjale.
M.A: Ma garanton kete ai.
F.J: Njeqind per qind or burre.
Gjate bisedes shtetasi F.J telefonon nje person te quajtur Ladi te cilit i thote:
F.J: Jam me M.A, a ka ndonje problem, po dha leket ky mos me i prishe ndonje gjo. Po tashti kujt ky ore … ti mbaj ne xhep un? Se e lam se Arbri thote nji. Po ne muhabetin e kena bo 800, po ne tavolina isha po… Ene gjysmat jam tu ja dhene borxh une, skane ardhe leket, ose fol dhe vet me Arbrin. O Lad une ne xhep nuk kam pse ti mbaj leket e huaja, leket do te vij ti bie ty…. Sot nuk hidhet beton, po u bo bohet neser me hedh beton.
Me pas vazhdon biseda ndermjet shtetasve M.A dhe F.J. Gjate bisedes shtetasi M.A formon numrin telefonik te shtetasit Arbri dhe i kalon telefonin F.J qe te komunikoje me te. Gjate bisedes shprehen rrethanat e meposhtme:
MA: Mu ne oren 2 me vijne leket, ti bisedoje me ate se e ka ai?
F.J: Me Arbrin. Me degjo, te dish nje gjo se Arbri nuk merr ….
MA: Po nuk du me ja dhone leket une atij, skam pune me i dhone leke, amo vetem dy llafe… du te me garantojne te pakten te me thote qe… Me Ladin une neser nuk du me e prish me Ladin. Me me hedh shpin ne toke ai ka pun tjeter me mu pastaj, vetem po hodhi firmen Ky eshte numri i Arbrit? Na foli Ti.
F.J: O Arber, car bone, T. jam T. Ki do me u taku, i zoti i shpis me pi nje kafe thjesht, krejt problemi eshte thjesht me pi nje kafe, ene ate kafen normal qe do e marresh po puna eshte. Mos ka ndonje problem mbrapa mor burre, a ska problem, ne rregull.
MA: Car thote, spi kafe?
F.J: Jo.
MA: Sdo me pi kafe, vetem te me thote prej ne kombe, vetem kete llafe dy, si thash edhe atij, qe isha i nxeh. Nuk du me pi kafe, vetem te takohemi personalisht.
F.J: Mu me thote nuk ka asnje lloj problemi. Merri leket ene hajde se do e marr ne telefon e shkojme bashke.
M.A: Qe une te hedh betonin ene te me thote qe kete llafe te ma thote gojarisht.
F.J: Edhe leket, meqe thot qe ti kesh ne xhep ti, me qe thote ashtu, mbasi te mbarojme do tia japim. Leket thote ti kesh ne xhep.
M.A: Po mor burre nuk eshte problem. Se une rash ne hall or burre, se fillun me 500, 600, 700, 800.
F.J: Edhe me qen 800-she, mo e zgjat se mo keq do te dale, me degjo mu ta them pa hile, harroje. Dita qe vjen behet me e madhe. Se keto leke do i mari ai.
M.A: Kush merr ke keto leket?
F.J: Do i marri Albani.
M.A: Kush eshte ky Alban?
F.J: Ai i bashkise. Albani ai inspektori i.
M.A: Si e ka ai Arbri.
F.J: Arbri eshte i ndertimores, bashkiake, jane shume. Nuk eshte se eshte vetem ky.
M.A: Ahaaa, prandaj eshte ngrit pazari.
F.J: Po te ishte bo prej filli keshtu bam, bam, ishte mbaru, nuk e linte ai me kalu anej fare, ajo pun u zgjat ene. Kete 400 mij lekeshin e merr ky majmuni vete.
M.A: Kush?
F.J: 400 mij lekeshin e merr kjo e bashkise. Inspektori, qe te iki Albani nga ata.
M.A. Une do te iki te marr leket e do te marr ne telefon.
F.J: Po mo ketu jemi ne e shkojme e takojme bashke.
Ne daten 29.12.2011 kallezuesi i ka dhene shtetasit A.M shumen prej 80.000 lekesh, ne ambientet e nje lokali te ndodhur ne zonen ku banon M.A. I pranishem ka qene edhe shtetasi F.J. Ne keto kushte eshte bere edhe kapja e me pas arrestimi ne flagrance i shtetasve A.M dhe F.J. Pas arrestimit shtetasi F.J ka pranuar kryerjen e vepres dhe ka shpjeguar veprimet e realizuara prej tij dhe te arrestuarit A.M.
Gjykata shpalli në datën 19.03.2013, fajtor te pandehurin A.M. per vepren penale te Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike dhe denimin me 1 vit e 4 muaj burgim. Gjithashtu deklarimin fajtor te te pandehurit F.J per vepren penale te Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe denimin me 4 muaj burgim.