Interi e ka seriozisht, tani në luftë për titull
ITALI- Interi ka marrë fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur 2-0 Katanian në një ndeshje që i ka ngjitur ata në kuotën e 18 pikëve, 4 më pak se Juventusi kryesues. Një tri pikësh i rëndë për skuadrën e Stramaçonit, që dalëngadalë është duke marrë statusin e rivales së bardhezinjve në betejën për titullin kampion në Serinë A. Nëse në fillim të kampionatit kjo mund të dukej një utopi, shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar dhe Interi, me Kasanon në rolin e një fantazisti, duket se funksionon më së miri.
Ka ndodhur kështu edhe dje, kur përballë ishte një ekip i shkëlqyer, i aftë ta vendosë në vështirësi portierin Handanoviç, por që në fund është detyruar të pranojë verdiktin e më të fortit. Zikaltërit kanë shfrytëzuar të vetmin rast të mirë në pjesën e parë, duke realizuar me anë të fantazistit barez, ndërkohë që siçilianët patën shpërdoruar dy gola të bërë, me Almiron e Izko. Katania ka qenë e rrezikshme edhe pse golit, ndërkohë që në sulm, Palasio ka qenë një hije e futbollistit, që në sezonet e shkuara mbronte fanelën e Xhenoas. Argjentinasi ka bërë gabime pafund, duke mos u lidhur asnjëherë me lojën e skuadrës dhe duke e shpëtuar paraqitjen e tij katastrofë vetëm me një gol të shënuar 5 minuta para fundit. Fitorja e djeshme e Interit e bën më të bukur Serinë A, pasi skuadrat që luftojnë për titull tashmë duken tre, pa harruar Lacion, që është në kuotë të barabartë pikësh me zikaltërit. SERIA A Ndërkohë, sa u përket takimeve të djeshme, spikat ndalesa e Fiorentinës në fushën e vështirë të Kievos.
Golat e Thero dhe të Rodrigez, respektivisht në minutat 17’ dhe 18’, kanë vendosur fatet e këtij takimi. Ndërkaq, Atalanta ka marrë një 3 pikësh të rëndë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Sienës. Skuadra mike shënoi e para me anë të Rexhinaldos në minutën e 60-të, por vetëm dy minuta më pas ishte Cigarini që barazoi shifrat. Për të realizuar golin e fitores mendoi Bonaventura, që 7 minuta para fundit riktheu festën në stadiumin “Atleti Azzurri”. Ndërkohë, një fitore të madhe mori edhe Parma, që mundi 2-1 në “Tardini” Sampdorian. Amauri realizoi me penallti në pjesën e parë, ndërsa në startin e së dytës dyfishoi shifrat. 10 minuta para fundit ishte Martins, që shkurtoi shifrat, pas një penalltie të shkaktuar nga portieri Martins. Spikat gjithashtu edhe fitorja 1-0 e Kaljarit ndaj Bolonjës, në një 90 minutësh të barabartë dhe ku rastet ishin nga të dy krahët. Ishte goli i Naingolan në minutën e 60- të, që vulosi fatet e këtij takimi. Ndërsa Udineze iu rikthye fitores, duke mposhtur 1-0 në shtëpi Peskarën edhe pse luajti për më shumë se 60 minuta me 10 vetë. Dalja me të kuqe e Danilos nuk e kushtëzoi lojën e friulianëve, ndërkohë që Maikosuel ishte heroi i ndeshjes me golin e minutës së 60-të.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)