Falcao kalon testet mjeksore

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao me sukses i ka kaluar testet mjekësore në klubin spanjoll Athletico Madrid. Ish anëtari i Portos është bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e këtij klubi pasi transferimi i kushtoi mbi 40 milionë euro.
Kolumbianit, rasti i parë i debutimit të tij mund t`i jepet në ndeshjen kthyese që Atl.Madrid e zhvillon ndaj ekipit portugez Guimares.