Julio Cesar me fanelën e Chelseat!

Portieri brazilian, Julio Cesar si duket ka harruar se portier i cilës skuadër është. Portieri i skuadrës londineze QPR, Cesar mund ti ketë nervozuar tifozët e skuadrës së tij duke veshur fanelën e skuadrës tjetër londineze, Chelsea.
Cesar ishte i ftuar në ditëlindjes e yllit të Chelseat, David Luiz ku edhe e veshi fanelën e Chelseat.
Kjo foto në media lidhet edhe me të ardhmen e Julio Cesar i cili flitet se mund të kaloj pikërisht te Chelsea pasi QPR sipas gjitha gjasave do të largohet nga Premierliga këtë edicion./Indeksonline/