E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni i rekordeve

Bayern Munichu është në formë të shkëlqyeshme. Skuadra e Jupp Heynckesit është duke varguar fitore të njëpasnjëshme dhe atë në mënyrë të jashtëzakonshme, pa pranuar gol. Gjiganti bavarez është në rrugë të mirë drejt shënimit të rekordeve të reja në Bundesligë, të cilat për kuriozitet, të gjitha u takojnë atyre.

Bayern Munich deri më tani gjatë këtij sezoni është duke arritur rezultate të shkëlqyeshme, andaj nuk është çudi që mediet gjermane kanë filluar të shkruajnë rreth mundësisë së gjiganti bavarez të thyen rekorde të shumta në Bundesligë. Seria e jashtëzakonshme e Bayernit po vazhdon.

Skuadra e Jupp Heynckesit nuk ka pranuar gol tashmë tetë ndeshje të njëpasnjëshme në Bundesligë. I vetmi gol që pranuan erdhi në xhiron e parë në humbjen 1-0 në shtëpi nga Borussia Monchengladbach. Prej atëherë kanë kaluar 748 minuta që portieri Manuel Neuer nuk ka nxjerr topin nga rrjeta.

Ky është rekord në Bundesligë por ka edhe të tjerë që ky Bayern mund t’i arrijë. Është interesant fakti se të gjithë rekordet e lartpërmendura janë në pronësi të gjeneratave të kaluara të Bayernit.

Kampioni më i hershëm

Në sezonet 1972/73 dhe 2002/03, Bayern e siguroi titullin në xhiron e 30-të, katër ndeshje para përfundimit të Kampionatit.

Më së shumti fitore

Në sezonin 1972/73 Bayern regjistroi rekord 25 fitore. Pas nëntë xhirosh në bilanc kishte shtatë fitore, njësoj sikurse tani. Ekipi i Heynckesit është në rrugë të mirë.

Më së shumti pikë

Bayern më 1972 dhe 1973 fitoi 79 pikë, duke llogaritur në sistemin e sotëm ku fitorja vlen tri pikë. Ekipit aktual i nevojiten edhe 19 fitore nga 25 xhiro për të barazuar këtë rekord.

Më së shumti gola

Futbollistët e Bayernit në sezonin 1971/71 shënuan plot 101 gola, gjë që nuk ishte realizuar 19 gola ndërsa ky i tashmi ka arritur në 25.

Më së paku gola të pranuar

Jo shumë larg, në sezonin 2007/08, Bayern pranoi vetëm 21 gola dhe shënoi rekord të ri. Ekipi i atëhershëm i Ottmar Hitzfeldit pranoi tre gola në nëntë xhirot e para, që i bie dy më tepër se skuadra e sotme.

Golaverazhi më i miri

Në sezonin 1972/73, Bayern kishte rekord të golaverazhit 93-29 (plus 64). Pas nëntë ndeshjeve golaverazhi ishte 24-4, sot e kanë 25-1.

Më së shumti ndeshje pa pranuar gol

Plot 19 ndeshje pa pranuar gol kishte arritur ekipi i Bayernit në sezonin 2011/02 por njësoj kishte bërë para tyre edhe Werder Bremen dhe atë dy herë më 198/88 dhe 1992/93. Bayerni i sotëm ka në llogari tetë fitore pa pranuar gol.

Rekordi i Mullerit

I madhi Gerd Muller gjatë sezonit 1971/72 realizoi 40 gola. Edhe pse ky rekord duket i vështirë për tu arritur, duhet pasur parasysh se sulmuesi Mario Gomez gjatë këtij edicioni ka realizuar dhjetë herë, e deri në fund të sezonit janë edhe 25 xhiro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›