Portieri i Shqiperise Samir Ujkani do mungoje per disa jave ne futboll
Kombëtarja shqiptare nuk do të ketë portierin e saj të parë në miqësoret e nëntorit dhe po kështu Novara në Serinë A do të duhet të bëjë pa të. Samir Ujkani pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes Novara-Bolonja, fituar 2-0 nga miqtë të dielën, ndërsa u përplas me shokun e tij të skuadrës, Morganela.
Përplasja tronditëse pati pasoja aspak të vogla, pasi kosovari kuqezi doli me hundë të thyer, mollëzë po të thyer dhe katër dhëmbë të humbur, njëri prej të cilëve dallohet lehtësisht që fluturon në ajër, si në ndonjë film me tmerre që jepet në televizion pas orës 11 të natës.
Ujkani u shtrua me urgjencë në spitalin e qytetit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa analizat nisën dhe do të vazhdojnë për të përcaktuar shkallën saktë të dëmtimit dhe kohën që do t’i duhet për riaftësim.
E rëndësishme është që portieri shqiptar nuk pati hemoragji të brendshme apo dëmtime të pjesëve më jetike të kokës. Nuk dihet saktësisht se do ta mungojë në fushë Ujkani, por besohet se nuk mund të kthehet para 4 apo 6 javëve, ndërsa trajneri i tij, Teser, u tregua pesimist duke u shprehur se “dëmtimi ishte i keq”.
Dëmtimet janë të shumtë në historinë e futbollit, madje portierët shpesh e pësojnë më keq se të gjithë. Le të kujtojmë Petr Çehun, Didën, ndërsa më keq se të gjithë rusi Perhun që humbi jetën në 2001 kur u përplas kokë më kokë me një kundërshtar gjatë një ndeshjeje kampionati.