Mata i lumtur te Chelsea

Mesfushori i Chelseas, Juan Mata është i lumtur me fillimin e aventurës së tij në Stamford Bridge.
Spanjolli ka bërë start mbresëlënës të karrierës së tij me gjigantin londinez pas transferimit nga Valencia gjatë verës.
“Nga ndeshja e parë kur arrita të shënoj gol, kam fituar vetëbesim dhe jam duke u kënaqur në klub dhe në qytet” tha Mata për uebfaqen zyrtare të Chelseas. Mata inspiroi fitoren 3-1 ndaj Evertonit të shtunën.
“Jam ndjerë mirë gjatë ndeshjes dhe ishte një ndeshje e rëndësishme për ne” përfundoi ai.