Bayerni mbaron përforcimet

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 21:12
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se klubi nuk planifikon të sjellë përforcime të reja gjatë këtij afati kalimtar pas transferimit të portierit Manuel Neuer dhe disa të tjerëve.
Bayern synon të fitojë titullin në Bundesligë nën drejtimin e trajnerit të ri, Jupp Heynckess, pas përfundimit në pozitën e tretë në sezonin e kaluar.
Klubi ka transferuar Neuerin, mbrojtësin gjerman Jerome Boateng, mbrojtësin brazilian Rafinha dhe sulmuesin Nils Petersen. Sulmuesi japonez Takashi Usami erdhi si huazim.
Rummenigge i tha të përditshmes gjermane Bild të shtunën se këta pesë futbollistë “janë të mjaftueshëm. Ai shtoi: “Ekipi i tanishëm qëndrim, përforcimet kanë përfunduar”.