Krkic kritikon Guardiolan

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 22:13
Sulmuesi Bojan Krkic u largua nga Barcelona duke kritikuar trajnerin Pep Guardiola, të cilin e akuzon se e trajtoi keq dhe nuk kishte biseduar me të prej fitores në finalen e Ligës së Kampionëve në maj. Barcelona e shiti Krkicin në Romë për 12 milionë euro të premten.
“Për një tifoz, Guardiola është trajneri më i mirë në botë, por personalisht jam lënduar me disa gjëra që kanë ndodhur dhe nuk mund të them njësoj. Guardiola nuk ishte i drejtë me mua në raste të ndryshme dhe për këtë arsye kam vendosur të largohem”, tha Krkic gjatë një konference për shtyp.