E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp insiston në qëndrimin e Modricit

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 16:11

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka ritheksuar dëshirën e tij të mbajë mesfushorin Luka Modric, edhe nëse Chelsea përmirëson ofertën në 35 milionë funte.

Tottenham refuzoi dy oferta për Modricin me vlerë prej 22 dhe 27 milionë funte, pasi ylli kroat paraqiti kërkesë për largim nga klubi. “Ai vlen shumë më tepër se 35 milionë funte. Vërtet nuk duam ta shesim Lukan. Por, gjithçka është në duart e presidentit Daniel Levy, në fund të fundit nuk është vendim i imi”, tha Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›