E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia i nis nje ankese Komisionit te Disiplines prane UEFA-s

Klubi i futbollit “Vllaznia”, i zhgënjyer në maksimum nga gjykimi i ndeshjes së fundit të luajtur në Thun, ka vendosur t'i drejtohet me një shkresë ankimore Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s.

“Në ankesën tonë përmendim disa vendime të njëanshme dhe të gabuara të gjyqtarëve të ndeshjes si pozicioni i dukshëm jashtë loje në rastin e golit të para të Thunit si dhe faulla e shkaktuar ndaj Rajoviçit tek goli i dytë që solli më pas edhe eliminimin e skuadrës tonë.

Por nuk kanë qenë vetëm këto momente të dyshimta për ne. Mendojme se tendenca ka patur që në fillim të ndeshjes, me dhënien e dy kartonave të parë të verdhë për Rajoviç (krejt i pakuptimtë) dhe Popoviç që në minutat e para të ndeshjes apo dhe lënien jashtë normave të lejuara të Rajoviç e Smajlit jashtë vijave të fushës në momentet e dëmtimit të tyre, duke e lënë Vllazninë me 10 futbollistë në fushë.

Për të gjitha këto, duke parë edhe pamjet filmike të ndeshjes, besoj se Komisioni i Disiplines i UEFA-s ka për të na dhënë të drejtë dhe për të marrë masat e duhura ndëshkimore ndaj këtyre gjyqtarëve të ndeshjes pasi mendojmë që ata me gjykimin e tyre të njëanshëm i kanë bërë një dëm shumë të madh moral dhe ekomomik klubit Vllaznia me eliminimin nga Liga e Europës”, citon letra.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›